Preparatet shtëpiake për luftën kundër inflamacionit të telave të zërit

Një nga format më të këqija të ftohjes me siguri është laringitisi, respektivisht inflamacioni i telave të zërit, që mund t’ua nxijë jetën

Kur vjen deri të inflamacioni dhe telat e zërit ënjten, zvogëlohet mundësia e punës së tyre normale dhe vjen deri te ngjirja e zërit apo paaftësia totale për të folur. Kur ju ndodh diçka e tillë, më e keqja që mund të bëni është të flisni, sepse problemi vetëm sa do të përkeqësohet.

Nëse është disi e mundshme – heshtni, dhe madje shmangeni edhe pëshpëritjen sepse besoni apo jo, edhe ajo i tendos telat e zërit njëjtë si edhe bërtitja. Po ashtu, mos e tendosni fytin duke tentuar ta pastroni zërin përmes kollitjes, sepse jo vetëm që nuk do t’u ndihmojë kjo, por madje edhe do të përkeqësojë tërë situatën. Nëse megjithatë ekziston nevoja për kollitje, tentoni që ta amortizoni sa më shumë që mundeni.

Pijet e ngrohta

Telat e zërit mund t’i shëroni në shtëpi, si edhe çdo inflamacion tjetër të fytit, por nëse situata nuk përmirësohet në katër ditët e ardhshme, gjithsesi vizitoni mjekun i cili do t’ua përshkruajë terapinë e nevojshme. Sepse, për shkak të inflamacionit jo vetëm që mund të vijë deri te inflamacioni i telave të zërit, por mund të paraqitet edhe gjakderdhja, krijimi i nyjave, polipeve dhe cistave.

Siç kemi theksuar tashmë, ilaçi më i mirë për laringitis është heshtja, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merrni edhe masa tjera të caktuara për ta lehtësuar atë apo madje shëruar inflamacionin. Për të lehtësuar ndjenjën e pakëndshme në fyt, pini deri tetë gota ujë të vakët apo çaj në ditë (jo të nxehtë). Shumë e rëndësishme është që të mos vijë deri te tharja e fytit.

Sa i përket çajeve për lehtësim të laringitisit, më i miri është ai që është bërë nga agnushja (Marrubium vulgare) ose lëpushka (Verbasci flos). Por, ndoshta çaji më i mirë për proceset e përgjithshme inflamatore në fyt është çaji i sherbelës në të cilin mund të shtoni një lugë mjaltë.

Çaji nga altea është ndoshta më shumë i njohur si çaj për qetësimin e kollitjes, por ai për shkak të mukozës së vet që e lë në fyt, mund të ndikojë në mënyrë qetësuese edhe në tela të zërit, dhe të parandalojë tharjen e fytit.

Në 2 decilitra ujë të vluar hidhni një lugë të bimës shëruese dhe prisni që të ftohet lehtë, filtrojeni dhe pijeni.

Avulli dhe lagështia

Një nga ilaçet më të njohura popullore për shumicën nuk është i këndshëm, por kur bëhet puna pick, gati nuk ka person që nuk do ta pijë. Ajo që duhet të bëni është të përgatisni lëng nga qepa, çdo disa orë të pini nga dy lugë dhe pas kësaj të merrni një lugë mjaltë.

Përgatisni një limonadë të mirë me mjaltë (me ujë të vakët), dhe në të mund të vëni edhe një majë të piperit të kuq. Pijeni disa herë në ditë.

Inhalohuni disa herë në ditë, nëse është e nevojshme, por më së miri është para gjumit. Ngroheni ujin dhe në të vëni pak kamomil ose livandë apo mente, apo ndonjë vaj eterik, dhe thitheni avullin. Merrni frymë thellë që avulli të kalojë përmes gojës dhe të arrijë deri tek mushkëritë. Lagështia me siguri do të relaksojë telat e zërit dhe shumë shpejt do të ndiheni më mirë. Përkujdesuni që hapësira në të cilën qëndroni dhe flini të ketë edhe enën për lagështim të ajrit.

Kur jeni jashtë, merrni hapa për fyt, bonbone dhe guma përtypëse, sepse me rritjen e prodhimit të pështymës do të lagështohet fyti.