Presidenti Duque dënohet me arrest shtëpiak

Ivan Duque

Një gjykatë rajonale ka dënuar presidentin kolumbian, Ivan Duque me pesë ditë arrest shtëpiak, njoftoi media lokale.

”Gjykata në qytetin perëndimor të Ibague gjobiti gjithashtu Duquen me 15-fishin e pagës minimale mujore”, raportoi e përditshmja kolumbiane ”El Espectador”.

Sipas gazetës, Duque nuk kishte respektuar një urdhër të Gjykatës së Lartë që qeveria të mbronte një park kombëtar.

Transmetuesi ”Caracol” raportoi se kafshët dhe bimët ishin trafikuar nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar ”Los Nevados”, i cili është i rëndësishëm për furnizimin me ujë.

Sipas raporteve, Duque dha garanci gjatë një fjalimi në qytetin verior të Monterias se qeveria e tij ishte e përkushtuar ndaj biodiversitetit dhe mbrojtjes së parkut ”Los Nevados”.

Ai e cilësoi urdhrin e arrestit shtëpiak si antikushtetues. /atsh