Presidenti Erdoğan priti Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan priti në takim Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, raporton Anadolu.

Pritja, e cila u zhvillua në Sallën e Madhe të Nderit të Aeroportit Esenboğa në Ankara, ishte e mbyllur për shtypin.

Në pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffry Flake.