Presidenti i Barcelonës: Neymar nuk kthehet

Numri një i klubit katalanas ka mohuar rikthimin e futbollistit brazilian.

Gjatë javës së shkuar është përfolur që Neymar do të kthehet përsëri në Barcelonë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Por një gjë të tillë e ka mohuar presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, i cili ka thënë se klubi nuk ka asnjë plan për ta rikthyer brazilianin, që një vit më parë u transferua te Paris Saint-Germain.

“Neymar ka shkuar dhe nuk do të kthehet në Barcelonë”, ka thënë Bartomeu.

“Nuk kemi asnjë plan që ta transferojmë edhe njëherë”.

“Momentalisht nuk kemi spikatur asnjë futbollist që ta transferojmë në afatin kalimtar të janarit”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se PSG ka paguar 222 milionë euro për ta blerë brazilianin nga Barcelona.