Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk Erdogan pret në Ankara ministrin e Jashtëm të Kazakistanit

Presidenti turk Erdogan pret në Ankara ministrin e Jashtëm të Kazakistanit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, priti të hënën ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Yermek Kosherbayev, tha zyra e tij, transmeton Anadolu.

Takimi, në të cilin mori pjesë edhe kryediploamti turk, Hakan Fidan, u zhvillua me dyer të mbyllura në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Nuk u publikuan menjëherë detaje të mëtejshme rreth agjendës së takimit.

Kosherbayev vizitoi Ankaranë për takimin e 8-të të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Kazakistan.

Kazakistani është partneri kryesor tregtar i Turqisë në Azinë Qendrore, me një tregti dypalëshe që arrin në total 8,95 miliardë dollarë midis janarit dhe nëntorit 2025, ndërsa më shumë se 3.000 kompani në pronësi turke aktualisht operojnë në sektorë të ndryshëm në vend.

Pas Rusisë dhe Irakut, Kazakistani është furnizuesi i tretë më i madh i naftës i Turqisë. Bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve përqendrohet në naftë, gaz natyror, energji të rinovueshme dhe logjistikë energjitike.

Turqia është gjithashtu një nga investitorët më të mëdhenj në sektorët jo-energjetikë të Kazakistanit, me investime që arrijnë në total rreth 5,8 miliardë dollarë që nga viti 2025.