Një nga autoprodhuesit më të mëdhenj të botës ka prezantuar të enjten një prej modeleve më të famshme në histori. Volkswageni sapo ka prezantuar para botës gjeneratën e nëntë të veturës së dytë më të shitur, Volkswagen. Që nga prezantimi më 1973, Volkswageni ka shitur 30 milionë njësi të Passatit. B9 do të vijë si ‘karavan’, pasi versioni sedan zyrtarisht ka marrë fund.
Passati 2024 është krijuar në platformën e njëjtë si gjenerata e ardhshme e Tiguanit dhe Golf 8. Ky është versioni më i madh i Passatit ndonjëherë, me gjatësi prej 4.9 metrash.
Stili nuk ka evoluar shumë. Passatit do të ndjekë shenjat dalluese të modeleve elektrike të Volkswagenit. Interieri sjell ndryshim, kryesisht falë ekranit të madh me prekje.
Sa i përket motorëve, linja përbëhet edhe nga modelet hibride me benzinë për herë të parë në histori të Passatit. Bëhet fjalë për motorin 1.5-litërsh eTSI që bashkë me baterinë 110 kilovatësh sjellin fuqinë prej 148 kuajfuqish. Më pas është një model 2.0TSI me 201 kuajfuqi që shpërndahen në ngasjen me të gjitha rrotat. Ekziston edhe një model me 261 kuajfuqi.
Adhuruesit e modeleve me naftë, Volkswageni ka prezantuar sërish modele 2.0 TDI me tri variante fuqish, 121 kuajfuqi, 148 kuajfuqi dhe 190 kuajfuqi.
Të gjitha modelet, benzinë e dizel, vijnë me marsh me automatik me shtatëshpejtësi.
Do të ketë edhe versione hibridë.
Vetura do të dalë publikisht javën e ardhshme në një panair të veturave në Munih të Gjermanisë.
VW Passat 2024 do të dalë në shitje në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ai nuk do të prodhohet në Gjermani më dhe prodhimi do të bartet në Sllovaki. /koha








