Prindër, të keni kujdes nga këta filma vizatimorë në Youtube! (Video)

Mijëra video në YouTube duken si versione të filmave të njohur vizatimor, por kanë përmbajtje shqetësuese dhe të papërshtatshme për fëmijët.

Nëse nuk i kushtoni vëmendje të madhe, ju mendoni se fëmija po shikon filmin e animuar Peppa Pig, por nëse i kushtoni pak vëmendje filmit vizatimor, aty shfaqet një dentist që ja nxjerrë dhëmbët Peppës, ndërsa Peppa bërtet me të madhe.

BBC Trending ka raportuar për qindra video të ngjashme të karaktereve të filmave vizatimorë, ku ka tema të papërshtatshme.

Aty ka karaktere nga filmi Disney Frozen, Minions, Doc McStuffins, Thomas The Tank Engine dhe shumë të tjera.

Disa nga videot janë parodi ose kanë përmbajtje të tillë të destinuar për audiencat e rritura. Të tjerat janë kopje të paautorizuara të personazheve autentike ose përdorin personazhet në mënyra shqetësuese.

Qindra prej këtyre videove në YouTube krijojnë miliona shikime. Një kanal i quajtur “Toys and Funny Kids Surprise Eggs” është një nga 100 llogaritë më të shikuara të YouTube – videot e saj kanë më shumë se 5 miliardë shikime.

Filat e tillë shfaqin dhunë të animuar dhe humor me përmbajtje të rëndë grafike. /MESAZHI/