Prishtina hyn me një mungesë ndaj Trepçës ’89

Për Prishtinën, pas shtyrjes së ndeshjes me Gjilanin, sot fillon sezoni i ri me javën e dytë kundër rivalit tradicional, Trepçës ’89.

Dy skuadrat, edicionin e parafundit kishin përfunduar në dy pozitat e para. As në edicionin e fundit rivaliteti nuk mungoi, por ishte Prishtina e pamposhtur nga tre përballjet, me dy fitore me 2:0 në “Riza Lushta” e “Shahin Haxhiislami” dhe një barazim pa gola në Pejë.

Përndryshe do të jetë kjo përballja e 50-të jubilare e ndeshjeve zyrtare pas luftës dhe do të jetë po ashtu e veçantë përshkak pensionimit të kapitenit të skuadrës “minatore”, Shpëtim Idrizi, transmeton IndeksOnline.

Prishtina përveç që nga 4 ndeshje e fundit ka 3 fitore e 1 barazim, nga 49 ndeshje ka arritur 23 fitore, 9 barazime dhe 17 humbje me goldallim +24, 64:42. Ndërsa nga 23 ndeshjet e zhvilluara në “Riza Lushta”, “minatorët” kanë 13 fitore, 5 barazime dhe 5 fitore të Prishtinës me goldallim + 7, 27:20.

Prishtinës në këtë ndeshje do t’i mungojë vetëm kapiteni, Armend Dallku që po e vuan dënimin e shqiptuar prej 4 ndeshjes nga përballja me Dritën sezonin e kaluar.