Problemet e Cloudflare rrëzojnë uebsajte të mëdha

Problemi zgjidhej duke ndryshuar konfigurimin e DNS ose duke kaluar në DNS e ISP-së ose tek të Google.

Cloudflare përjetoi një ndërprerje masive mëngjesin e së Martes. Teknologjia e kompanisë është pas miliona uebsajteve dhe shërbimeve në internet dhe ndërprerja shkaktoi probleme me uebsajte të ndryshme si Discord, Shopify, Grindr, Fitbit dhe Peleton.

Problemet prekën përdoruesit që shfrytëzojnë shërbimin DNS të Cloudflare. Përdoruesit e shërbimit 1.1.1.1 nuk aksesonin dot asnjë uebsajt.

Problemi zgjidhej duke ndryshuar konfigurimin e DNS ose duke kaluar në DNS e ISP-së ose tek të Google.

Një situatë të ngjashme Cloudflare përjetoi në Korrik dhe Gusht të 2020-ës dhe ngjarje të tilla vetëm dëmtojnë kompaninë e cila thotë se shërbimet e saj reduktojnë kohën offline të uebsajteve. /PCWorld Albanian