Problemi që kemi të gjithë… nevoja jonë për dashuri!

Njeriu fillon jetën e tij, plot dashuri, butësi, optimizëm dhe besim.
Kjo pranverë emocionale gradualisht shteron në zemër e tij derisa ai rritet, dhe me kalimin e kohës kthehet në një plak të vjetër, egoist, koprrac i cili nuk ndjen gjë tjetër veç interesave të tij personale.
Arsyeja është se ëndrrat e tij dhe emocionet e pastra përplasen herë pas here me zhgënjim dhe e lëkundje të besimit në botën dhe në njerëzit.
Miku e tradhton, e shoqja e genjen, shoku e shfrytezon dhe nuk gjen më rezerva emocionale në zemer për të mbuluar këto deshtime, nuk mundet më të ruaj buzeqeshjen dhe optimizmin, për rrjedhojë fillon të humbë freskinë, thahet, egërsohet dhe zemërimi i tij kthehet kundër gjithë botës.
Arsyeja e kësaj është, mos gjetja e butësisë së mjaftueshme në jetë, as në në zemër, as tek miqët dhe gjithë kjo e sjell falimentimin!
Zemrës së madhe nuk do të duhej t’i ndodhte kjo, sado do që të rritet e të vjetërohet, sepse një zemër e madhe gjen në vetvete aftësinë për të ofruar gjithmonë butësi, pavarësisht se çfarë i ndodh dhe sado goditje që merr.
Problemi që kemi të gjithë është… nevoja jonë për dashuri!
Nga libri: 55 probleme dashurie

Nga: Dr. Mustafa Mahmud