Ballina Lajmet Kosovë Procesi i rinumërimit në QNR po avancon, përfundojnë 445 vendvotime

Procesi i rinumërimit në QNR po avancon, përfundojnë 445 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 18 janar 2026, në ora 10:00, janë rinumëruar gjithsej 445 nga 914 vendvotime. Këto vendvotime u përkasin komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren.

Deri më tani, procesi i rinumërimit ka përfunduar në 19 komuna, ndërsa gjatë ditës së sotme po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve në komunën e Prizrenit. Pas përfundimit të tyre, procesi do të vazhdojë edhe në komuna të tjera, sipas radhës së përcaktuar.

Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.