Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me roboti tokësor pa ekuipazh.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai ka thënë se ky robot është prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR, që sipas tij paraqet dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.
“UGV-të janë mjete robotike pa operator. Ato mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik; mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca”, ka shkruar ai.







