Procesori Snapdragon 8 Gen 2 i Galaxy S23 është ndryshe nga smartfonët e tjerë

E thënë thjeshtë procesori Snapdragon 8 Gen 2 në Galaxy S23 do të kishte qenë një Snapdragon 8 Plus Gen 2 për smartfonët e tjerë. Sipas XDA Developers ndryshimet nuk përfundojnë këtu.

Qualcomm nuk tha asnjëherë publikisht se ka dy variante Snapdragon 8 Gen 2 kur e prezantoi publikisht procesorin vitin e kaluar.

Snapdragon 8 Gen 2 që është në çdo Galaxy S23 ka bërthamat Cortex-X3 që operojnë në frekuencën 3.36Ghz në vend të frekuencës normale 3.2Ghz për telefonët e tjetër Android.

Sa i përket pjesës tjetër të bërthamave, frekuencat mbeten të pandryshuara. Grafikat gjithashtu kanë frekuencë më të lartë nga 680Mhz që është ajo normale në 719Mhz në Galaxy S23.

E thënë thjeshtë procesori Snapdragon 8 Gen 2 në Galaxy S23 do të kishte qenë një Snapdragon 8 Plus Gen 2 për smartfonët e tjerë. Sipas XDA Developers ndryshimet nuk përfundojnë këtu.

Edhe pse frekuenca e procesorit dhe grafikave është rritur, përdoruesit me shumë gjasa nuk kanë për të vënë re asgjë vetëm nëse rrinë duke bërë testime në mënyrë të përsëritur.

Snapdragon 8 Gen 2 në Galaxy S23 ka edhe çipin Cognitive ISP që përmirëson cilësinë e imazheve përmes Segmentimit Semantik. Kjo teknologji është një algoritëm deep-learning që përpiqet të identifikojë objektet në një imazh.

Gjithashtu Snapdragon 8 Gen 2 ka një procesor Hexagon për performancë më të lartë AI por përsëri konsumatorët mund të mos vënë re gjë. Nuk dihet nëse Qualcomm do të ofrojë këtë çip të modifikuar të Snapdragon 8 Gen 2 për prodhuesit e tjerë por është e mundur që Samsung të ketë paguar më tepër për ti përdorur ato. /PCWorld Albanian