Prokuroria nis hetimet për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

I riu nga Gjilani ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën e Studentëve e cila po përdoret si karantinë këtë kohë pandemie.

Në ndërkohë, edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës ka kërkuar zbardhjen e rastit të 26 vjeçarit.

Vitia theksoi se do të zhvillohen hetime lidhur me rrethanat që çuan në këtë rast.