Protesta antiqeveritare në Nikaragua, 38 të vdekur

Në protestat antiqeveritare të mbajtura ditën e diel në Nikaraua 38 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Nikaragua (Cenidh) ka njoftuar se në protestat e mbajtura dy ditë më parë në qytezën Diriamba dhe qytetet Jinotepe e Matagalpa, kanë humbur jetën 31 protestues, 4 zyrtarë policorë dhe 3 mbështetës të qeverisë.

Shoqata për të Drejtat e Njeriut në Nikaragua (ANPDH) kishte njoftuar se në protestat antiqeveritare mes datave 18 prill – 25 qershor kanë humbur jetën 285 persona. Sipas ANPDH-së, në këto protesta të paktën 1 mijë e 500 persona janë plagosur, kurse 156 të tjerë janë të zhdukur.

Protestat kundër reformës për sigurinë sociale në Nikaragua, në muajin prill ishin shndërruar në protesta masive.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Daniel Ortega dhe qeverisë së Frontit Çlirimtar Kombëtar Sandinista (FSLN).