Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protesta: kështu zbohet deputeti demokrat…

Protesta: kështu zbohet deputeti demokrat…

Opozita, po aq e urryer sa dhe pushteti nga të rinjtë në revoltë

Protesta studentore e shpërthyer prej dy ditësh në Tiranë po ka dhe shumë teprime në aspekt të ashpërsisë, gjithsesi legjitime në thelb, por po ka dhe akte për t’u përshëndetur. Një nga ato është zbuarja e ndonjë personazhi të opozitës, pra PD-së, e cila kërkon të përfitojë kapital nga kjo që po ndodh, edhe pse edhe vetë ajo është e urryer po aq sa pushteti. “Rama në burg, Berisha në burg”, vijon të jetë sllogani kryesor.

Kështu, një prej figurave më antipatike të PD-së, Edi Paloka, u përzu me ceremoni nga protesta, nën një valë urrejtje ndaj tij dhe forcës që përfaqëson.