Protesta kundër armëve në Amerikë

Kirsten Gillibrand

Protesta janë mbajtur para selisë së Kongresit amerikan për të kërkuar një kontroll më të fortë të armëve.

Ende të tronditur nga dy masakra që përgjakën vendin në vetëm 10 ditë, disa qindra persona u bënë thirrje ligjvënësve që të bëjnë diçka për t’i dhënë fund tragjedive.

“Është një fatkeqësi që në këtë vend Kongresi nuk mund të tejkalojë lakminë dhe korrupsionin e lobistëve të armëve. Është fatkeqësi që ligjvënësit nuk mund t’i bëjnë ballë atyre që duan t’i japin armë kujtdo, në çdo moment dhe për çdo arsye”, u shpreh Kirsten Gillibrand, senatore demokrate, SHBA.

Fjalët nuk mjaftojnë për të ngushëlluar familjet e 19 fëmijëve dhe 2 mësueseve që u qëlluan për vdekje në Uvalde të Teksasit të martën e kaluar.

Në këtë qytet, banorët nuk e kuptojnë se si një i ri 18-vjeçar, aq sa ishte dhe mosha e autorit të masakrës, mund të blejë armë pa asnjë lloj kontrolli. /euronews