Protesta kundër masave anti-COVID, përhapja e variantit ‘Delta’ fut në shtetrrethim Australinë

Qytetarët në Australi po protestojnë kundër kufizimeve të rrepta anti-COVID për shkak të përhapjes së variantit ‘Delta’.

Protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë bashkisë së Sidneit. Autoritetet në vend njoftuan se janë arrestuar 57 persona.
Rreth gjysma e popullsisë australiane është nën shtetrrethim, për rreth 4 javë. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Sllovaki kundër rregullave të reja të vaksinimit.
Policët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit qe po përpiqeshin të hynin në ndërtesën e parlamentit dhe një polic u plagos. Edhe në France vazhdimisht ka pasur protesta kundër masave anti-COVID, dhe madje janë sulmuar 2 qendra vaksinimi. /euronews