Protesta kundër vrasjeve dhe dhunës ndaj grave në Meksikë

Gratë në Meksikë kanë dalë në protesta kundër vrasjes së grave, të cilat janë gjithnjë më të shpeshta kohët e fundit në këtë vend, raporton Anadolu Agncy (AA).

Shoqatat e grave organizuan protesta në Mexico City dhe në qytetin e dytë më të madh të Monterrey, duke u bërë thirrje zyrtarëve të bëjnë drejtësi kur është në pyetje dhuna.

Grupet u mblodhën në pjesën më të frekuentuar të Mexico City, ku ngritën zërin kundër vrasjeve dhe dhunës së grave.

Ata po ashtu dënuan vrasjen e Debanahi Escobar, 18-vjeçare, trupi i së cilës u gjet më 21 prill në veri të vendit dhe kërkuan që përgjegjësit të ndiqen penalisht.

Vetëm në shtetin Nuevo Leon, të paktën 30 gra janë vrarë që nga fillimi i vitit.

Escobar u zhduk më 9 prill kur ajo doli nga një taksi dhe trupi u gjet në rrugë në shtetin e Nuevo-s.

Meksika është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve të grave në Amerikën Latine. /aa

Pamje nga protestat e mëdha gjatë muajit Mars