Protesta pro-Palestines në rrugët e Berlinit – VIDEO

Mijëra demonstrues marshuan në mbështetje të Palestinës në rrugët e Berlinit të mërkurën pasdite mes përshkallëzimit të dhunës në Palestinë.

Turma të mëdha u mblodhën në sheshin e njohur Alexanderplatz të kryeqytetit gjerman, duke mbajtur parulla me shkrim ‘Liri për Palestinën’, dhe duke brohoritur parulla të ngjashme. Protestuesit filluan një marshim nëpër kryeqytetin gjerman menjëherë pasi u mblodhën duke u solidariuar me populliin palestinez.
Sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 10 maji kanë vrarë përmbi 220 palestinezë shumë prej tyre fëmijë e gra.
Ato u paraprinë nga tensionet disaditëshe dhe agresioni izraelit në Kudsin Lindor të pushtuar, ku qindra palestinezë u sulmuan nga forcat izraelite dhe kolonët në Xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah.
Tensionet u përhapën nga Kudsi i Lindor i okupuar në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës u zotuan të hakmerren për sulmet izraelite nëse ato nuk ndaleshin. /mesazhi.com