Ballina Lajmet Kosovë Protestojnë punëtorët, kërkojnë të iu respektohet e drejta

Protestojnë punëtorët, kërkojnë të iu respektohet e drejta

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka organizuar protestë kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.

Kjo protestë është duke u mbajtur para Teatrit Kombëtar në sheshin ‘Skënderbeu’, raporton lajmi.net.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini ka thënë se problemet kryesore me të cilat po ballafaqohen punëtorët janë moszbatimi i ligjit të punës, kushtet jo të mira të punës e paga minimale e ulët.Të pranishëm në këtë protestë janë dhjetëra njerëz.