Proton lançon aplikacionin desktop për Windows dhe macOS

Kompania thotë se aplikacioni ka një dizajn modern dhe të pastër. Proton e sheh këtë lëvizje si një hap tjetër konkurrues ndaj Google.

Proton më në fund ka një aplikacion desktop. Kompania Zvicerane e shquar për alternativat e saj të aplikacioneve Google, me në fokus privatësinë, prezantoi aplikacionin Windows dhe macOS ditën e Enjte i cili përfshin Proton Mail dhe Proton Calendar.

Aplikacioni desktop aktualisht është i disponueshëm në beta për abonentët e planit më të shtrenjtë me pagesë por kompania thotë se do ta lançojë për të gjithë përdoruesit e Proton në fillim të 2024.

Kompania thotë se aplikacioni ka një dizajn modern dhe të pastër. Proton e sheh këtë lëvizje si një hap tjetër konkurrues ndaj Google.

“Ndërsa shumica e njerëzve përdorin e-mail në desktop në shfletues, aplikacionet desktop ofrojnë disa avantazhe siç është mbështetja offline,” tha CEO i Proton Andy Yen.

“Për këtë arsye kemi vendosur të lançojmë një aplikacion desktop, diçka që as Gmail nuk e ofron.”

Krahas aplikacionit desktop Proton lançoi rregullat e përcjelljes automatike të e-mail-eve. Mesazhet e dërguara në këtë mënyrë do të jenë të enkriptuara mes llogarive Proton.

Gjithashtu Proton Mail tashmë integrohem me CRM-të dhe softuerët e kujdesit ndaj klientit ndërsa kompania synon të hyjë në botën e biznesit. Proton thotë se enkriptimi i mesazheve të përcjellura ka qenë një sfidë më vete.

Vështrimet paraprake të bashkëngjitjeve janë gjithashtu të disponueshme për të gjitha platformat e Proton Mail. Më parë, duhet të shkarkoni bashkëngjitjet e postës elektronike lokalisht përpara se të mund ti shikoni ato.