Pse duhet të hani hudhër në lukth të zbrazët?

Hudhra është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.

Është shumë e shëndetshme dhe mundet të parandalojë dhe shërojë shumë sëmundje. Në mëngjes duhet ta konsumoni në lukth të zbrazët. Kjo do ta shtojë fuqinë e saj dhe do ta bëjë një antioksidues shumë të fortë.

Me këtë rast mund të lehtësoni simptomat e hipertensionit, rregulloni qarkullimin e gjakut, parandalon problemet me zemër dhe stimulon punën e mëlçisë dhe fshikëzës.

Pos kësaj, është shumë efikase edhe në shërimin e diarresë, stimulon tretjen dhe e hap oreksin. Nëse e konsumoni në lukth të zbrazët, hudhra është edhe ilaç për problemet nervore.

Mjekësia alternative konsideron se hudhra është një nga ushqimet kryesore kur në pyetje është detoksimi. E pastron edhe organizmin nga parazitët, parandalon diabetin, tifon, si dhe disa lloje të kancerit