PSV-ja e Dortmundi barazojnë në ndeshjen e parë

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e parë mes PSV-së dhe Borussia Dortmundit, që i takoi një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 24-t, kur realizoi Donyell Mallen. Por holandezët ia dolën të barazojnë rezultatin në 1:1 në pjesën e dytë. Luuk de Jong realizoi nga pika e bardhë.

Kështu skuadra çerekfinaliste e Championsit do të përcaktohet më 13 mars në Dortmund. Skuadra gjermane mbetet favorite.