Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 9.21 për qind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë 16.9 për qind (10145 vota), Gordana Siljanovska ka marrë 37.68 për qind (22626 vota), ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 për qind (24916 vota).

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 3.92 për qind ose 2355 janë fletvotime të pavlefshme, njofton Telegrafi Maqedoni.