Publikohet 12-shja për parakualifikimet e “Eurobasket 2021”

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista:

Divine Myles;

Valon Bunjaku;

Dardan Berisha;

Mikaile Tmusic;

Edmond Azemi;

Drilon Hajrizi;

Erjon Kastrati;

Gëzim Morina;

Fisnik Rugova;

Meriton Ismaili;

Dardan Kapiti;

Samir Zekiqi;

Damir Mulaomeroviq Trajner;

Bujar Loci Ndihmëstrajner;

Ilir Selmani Ndihmëstrajner;

Andin Rashica Ndihmëstrajner;