Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës do të mbajë protestë për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut.
Në një njoftim, kjo sindikatë thotë se qëllimi i protestës është rritja e pagave të këtyre punëtorëve për 100€.Rritja e pagave për KEK-un ka qenë premtim i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Protesta nis nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ e vazhdon drejt sheshit ‘Skenderbeu’