Punimet rreth urës së Ibrit, peng i zgjedhjeve

Hapja për qarkullim e urës mbi lumin Ibër ka mbetur peng i punimeve të pakryera nga ana veriore, që udhëhiqet prej Listës Serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ndërprerjes së punimeve muajin e kaluar nga udhëheqja komunale e Mitrovicës Veriore ato ende nuk kanë rinisur. Kjo nuk pritet të ndodhë të paktën deri pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Përfaqësues shqiptarë të veriut nuk e kanë përjashtuar mundësinë që problemi i urës të përdoret për qëllime politike nga serbët, pas përçarjes së Listës Serbe dhe krijimit të subjekteve të reja politike nga ky komunitet.