Putin: Kufizimi i prodhimit të naftës të marrë fund në vitin 2018

Nëse marrëveshja për kufizimin e prodhimit të naftës e arritur mes shteteve të OPEC-ut dhe shteteve që nuk janë pjesë e saj vazhdohet përtej marsit të vitit 2018.

Atëherë maksimumi i mbajtjes së saj në fuqi do të duhet të jetë fundi i vitit 2018, deklaroi të mërkurën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në Forumin Javor Energjetik në Moskë, Putin tha se vendi i tij është i përkushtuar të punojë në frymën e marrëveshjes për përkufizimin e prodhimit të naftës, mirëpo shtoi se tregu i naftës aktualisht është duke u ribalancuar, për të shtuar se zhvillimi i tregjeve të reja në dekadën e ardhshme, kërkesën për energji do ta zhvendosin në rajonin Azi-Paqësor.

“Hidrokarboni akoma do të luaj një rol të rëndësishëm në tregun global energjetik. Do të ketë një rritje të garës mes burimeve tradicionale dhe atyre të reja”, pohoi Putin./Mesazhi/