Putini konfirmon vizitën në Turqi

TOPSHOT - Russian President Vladimir Putin meets with Turkey's President Recep Tayyip Erdogan on the sidelines of the Sixth Summit of the Conference on Interaction and Confidence Building Measures in Asia (CICA) in Astana on October 13, 2022. (Photo by Vyacheslav PROKOFYEV / SPUTNIK / AFP) (Photo by VYACHESLAV PROKOFYEV/SPUTNIK/AFP via Getty Images)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar ftesën e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdoğan për të vizituar Turqinë.

“Presidenti Putin ka konfirmuar ftesën e presidentit turk për të vizituar Turqinë”, tha të enjten këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov.

“Planet për udhëtimin janë duke u zhvilluar, megjithëse një datë fikse ende nuk është caktuar”, shtoi ai.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kishin qenë, për disa kohë, të tensionuara, pasi një avion luftarak turk rrëzoi një avion luftarak rus në luftën siriane në vitin 2015.

Megjithatë, që atëherë, marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve janë përmirësuar, pasi Putini dhe Erdogani tani janë miq

Për më tepër, Turqia ka hezituar të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën fqinje, shkurtin e kaluar.

Turqia, një vend anëtar i NATO-s, e ka pozicionuar veten si ndërmjetëse në konflikt.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar ndërkohë një urdhër për arrestimin e Putinit për urdhërimin e luftës së paprovokuar kundër Ukrainës.

Pjesëmarrja e liderit rus në samitin vjetor të BRICS të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut në Johannesburg, këtë verë konsiderohet e pamundur.

Afrika e Jugut ka njohur juridiksionin e GJNP-së dhe do të detyrohej të arrestonte Putinin pas mbërritjes. /atsh