Putini uron Macronin për rizgjedhjen president i Francës

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të dielën, raporton BBC-ja të hënën.

Sipas njoftimit, Putini nëpërmjet një telegrami i uroi Macronit suksese “në veprimtaritë shtetërore, shëndet dhe mirëqenie”.

Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave, derisa rivalja e tij, Marine Le Pen, fitoi 41.8 për qind të votave të balotazhit në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë.

Për Macronin ky është mandati i dytë si president i Francës. Ai është vetëm presidenti i katërt në histori të Francës që arrin të rizgjedhet.

Qëkur ka nisur agresioni rus në Ukrainë, Macron ishte ndër të vetmit lider perëndimor që mbajti komunikim direkt me Putinin. /koha