Që të luani Fortnite tashmë duhet të keni Windows 10 ose 11

Nëse jeni ende në Windows 7 ose Windows 8 dhe doni të provoni sezonin “Mega” të Fornite, Epic rekomandon shërbimin cloud gaming të Nvidia quajtur GeForce Now.

Sezoni i ri “Mega” i Fortnite debuton të Premten, por nëse jeni në PC duhet të keni të paktën Windows 10 ose më lart për të provuar sezonin e ri me temën Cyberpunk.

Ndryshimi në fjalë do të thotë se Fortnite nuk mbështet më kompjuterët Windows 7 dhe 8. Nga ana tjetër nuk përbën surprizë pasi zhvilluesi Epic tha në Dhjetor se kishte planifikuar të largonte mbështetjen për versionet e vjetra të Windows për Fortnite Chapter 4 Season 2.

Nëse jeni ende në Windows 7 ose Windows 8 dhe doni të provoni sezonin “Mega” të Fornite, Epic rekomandon shërbimin cloud gaming të Nvidia quajtur GeForce Now.

Fortnite është gjithashtu i disponueshëm në disa pajisje të tjera si PlayStation, Xbox, Nintendo Switch dhe Android.

Edhe pse Apple e ka larguar nga iOS App Store, përdoruesit mund të luajnë Fortnite në iOS përmes GeForce Now ose Xbox Cloud Gaming.