Ballina Lajmet Kosovë Qeveria autorizon ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi

Qeveria autorizon ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi

Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit, njofton Klan Kosova.

Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna.