Qeveria kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së dy serbëve në Babimoc

Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Kujtojmë se dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Sipas Policisë, këta dy persona, njëri i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore, janë gjetur të vdekur sonte, rreth orës 20:45, në fshatin Babimoc.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka treguar se viktimat janë qytetarë të nacionalitetit serb.

Ai ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me mbledhjen e provave lidhurt me rastin.