Qeveria miraton blerjen e Ambasadave në Gjermani e Amerikë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike.

Sot ishte veç një pikë e rendit të ditës, nisja e procedurave për blerje të ambasadave në disa shtete të botës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, bëri të ditur qeveria në komunikatë.

Shuma për blerjen e objekteve nuk dihet.