Qindra shkolla në të gjithë Irlandën e Veriut dhe Skoci pranuan të mërkurën email-e kërcënuese, të cilat policia i trajton si mashtrime, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se po hetonte email-et kërcënuese të dërguara më herët gjatë së mërkurës në shkolla në të gjithë rajonin, por se incidentin po e trajtonte si një “mashtrim”.
“Deri më tani, më shumë se 300 shkolla kanë raportuar në polici se kanë pranuar të njëjtin mesazh përmes email-it, i cili përmbante një kërcënim”, thuhet në deklaratë.
Ndihmës shefi i policisë, Anthony McNally, tha se aktualisht policia e vlerëson rrezikun për publikun si të ulët.
Email-e të ngjashme janë pranuar gjithashtu nga disa shkolla në Skoci.
Incidentet ndodhën në një kohë kur qindra shkolla në Itali po evakuoheshin pas kërcënimeve për bomba të dërguara përmes email-it.




