Rabiot mbetet te Juventusi

Mesfushori Adrien Rabiot do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës së Juventusit.

“Calciomercato” ka raportuar të martën se francezi ka pranuar ofertën e Juventusit për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gjithçka do të bëhet zyrtare së shpejti. Mësohet se ai do të rinovojë për një vit kontratën me Juventusin që i skadon në fund të këtij muaji, me pagë prej 7 milionë eurosh, plus bonuset.

Thuhet se francezi ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për të qëndruar te Juventusi të paktën edhe për edicionin e ri. 28-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 si lojtar i lirë, ndërsa edicionin e fundit ishte ndër më të dalluarit në ekip.

Në 48 paraqitje në të gjitha garat, Rabiot shënoi 11 gola dhe bëri 6 asistime.