Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi po vazhdon me paraqitje të mira te Hajduku i Splitit, ekip që garon në Superligën e Kroacisë.
Raçi ishte fantastik në ndeshjen e fundit të Hajdukut, ku edhe arriti të zë vend në formacionin e xhiros së 23-të.
Hajduku triumfoi 1:0 ndaj Rijekës, ndërsa Raçi u vlerësua me notën 8.1 për t’u përfshirë në ekipin e xhiros nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka 15 ndeshje të luajtura për Hajdukun deri më tani në të gjitha garat, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin 2029.
Ai para fillimit të këtij sezoni u transferua te Hajduku nga Prishtina kurse ka edhe një paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.








