Rakka çlirohet nga ISIS-i por bilanci i luftës është i tmerrshëm

Beteja e Rakas, në Siri, e cila thuhet të ketë mbaruar sot, shkaktoi vdekien e 3250 personave, mes të cilëve 1130 civilëve. Këto vdekje u shkaktuan për katër muaj sa ka zgjatur beteja e Rakës, njofton Observatori Sirian të të Drejtave të Njeriut.

“Luftimet dhe bombardimet ajrore që shkatërruan ish-kryeqytetin e grupit terrorist ISIS në Siri, i kanë kushtuar jetën 1130 civilëve, mes të cilëve 270 fëmijëve.

Në mesin  të vrarëve llogariten edhe 2120 luftëtarë të ISIS-it dhe të forcave kryengritëse të mbështetura nga SHBA-ja”, njoftoi OSDH-ja.

Aleanca anti-ISIS në Siri e mbështetur nga Uashingtoni njoftoi sot se ka marrë krejtësisht në kontroll Rakan, pas më shumë se katër muaj luftime me militantët e grupit famkeq

“Operacionet ushtarake në këtë ish-kryeqytet të ISIS-it në Siri morrën fund. Qyteti është krejtësisht nën kontrollin e Forcave Demokratike Sirine (FDS)”, njoftoi një zëdhënës i kësaj aleance, Talal Sello.

Organizata terroriste u largua sot nga pozicioni i fundit që kontrollonin në Raka. /MESAZHI/