Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Paris, ku do të do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Koalicionit të të Vullnetshmëve për Ukrainën, transmeton Anadolu.
Në një reagim në rrjtete sociale, Rama ka shkruar se është takuar me ministrin e Drejtësisë të Francës, Gerald Darmanin.
“Përpara samitit të Koalicionit të të Vullnetshmëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, u takuam me ministrin e Drejtësisë të Francës, Gerald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, ka shkruar Rama.
Në takimin në Paris do të marrin pjesë liderë nga vdendet e ndryshme, me fokus çështjet për për luftën Rusi-Ukrainë.



