Dhe kjo tërësi fillon që nga qielli.
Ne e fillojmë agjërimin duke parë Hënën. Jemi në harmoni me të. Me fillimin e saj të hollë nis muaji ynë i shenjtë, me mbarimin e saj e nisim festën. Nuk jemi më robër të orës mekanike, por pjesë e ritmit kozmik.
Më pas, gjatë ditës, jemi në harmoni me Diellin. Para lindjes së diellit, bëjmë syfyr dhe ndalojmë së ngrëni; kur ai perëndon, bëjmë iftar dhe falënderojmë. Ora jonë biologjike sinkronizohet me lindjen dhe perëndimin.
Por harmonia nuk ndalet vetëm te yjet. Ajo zbret në tokë dhe na bashkon me miliona muslimanë anembanë botës. Në të njëjtin moment kur unë ndiej etje në Prishtinë, dikush në Mekë, në Kajro, në Xhakartë, në Uashington e ndjen atë etje. Në të njëjtin moment kur unë ulem për iftar, miliarda gojë ngrenë duart për të pirë një pikë ujë. Kjo është harmonia e ummetit, ku dhimbja bëhet e përbashkët dhe gëzimi bëhet i shumëfishtë.
Prandaj, kur ndieni dhimbje dhe uri këtë Ramazan, mos u mjaftoni duke menduar se jeni gjallë. Ngrituni një shkallë më lart. Shikojeni atë dhimbje si një urë që ju lidh me të tjerët dhe zbuloni te vetja atë njeriun që Zoti e do: njeriun që ndjen, që falënderon dhe që jeton në harmoni me gjithësinë dhe me vëllezërit e vet.
Korab Hajraj
04.03.2026








