Ramiz Lladrovci infektohet me koronavirus

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet Lladrovci me anë të një postimi për media, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ka pak temperaturë, mirëpo jo simptoma tjera.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.

Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.

Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.

Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!.