Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ran Gvili, pengu i fundit izraelit në Gaza, identifikohet dhe kthehet në...

Ran Gvili, pengu i fundit izraelit në Gaza, identifikohet dhe kthehet në Izrael për varrim

Zyra e zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se, pas përfundimit të procesit të identifikimit nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Izraelit dhe Rabinatin Ushtarak, përfaqësuesit e IDF-së kanë informuar familjen se janë identifikuar eshtrat e pengut të ndjerë Ran Gvili.

Sipas njoftimit, me kthimin e tij “të gjithë personat e rrëmbyer nga Rripi i Gazës janë rikthyer”.

Edhe Zyra e Kryeministrit të Izraelit konfirmoi se kthimi i Gvilit “mbyll rrethin”, duke theksuar se të 255 pengjet e marrë në Gaza tashmë janë kthyer në Izrael. /mesazhi