Rangnick debuton me fitore tek United, Tottenham siguron fitoren e tretë radhazi

Manchester United ka arritur të marrë një fitore minimale ndaj Crystal Palace në “Old Trafford” në kuadër të javës së 15 të Premier League.

Kjo ishte ndeshja e para për Ralf Rangnick në drejtimin e “djajve të kuq” dhe arritje e suksesit të parë nuk rezultoi aspak i lehtë.

Pjesa e para u mbyll në barazim pa gola. E dyta nisi me vendasit sërish më në kërkim të golit, por ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 77 me mesfushorin Fred.

1-0 do të ishte rezultati përfundimtar i takimit, me United që ngjitet në vendin e 6 me 24 pikë.

Shikoni KËTU permbledhjen e ndeshjes.

Dora e Contes po fillon të ndjehet te Tottenham, me “spurs” që mposhtin Norëich me rezultatin 3-0, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10 me Lucas Moura, që do ishte edhe i vetmi i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, Tottenham shënon dy të tjerë brenda 10 minutave, fillimisht me Sanchez në të 67’ dhe Son në të 77’.

Pas këtij triumfi, “spurs” ngjiten në vendin e 5 me 25 pikë.