Raportohet se Meta po zhvillon një sistem AI po aq të fuqishëm sa ChatGPT

Llama 2 është modeli gjuhësor AI open-source i Meta lançuar në Korrik dhe implementuar nga Microsoft në shërbimet cloud Azure për të konkurruar me ChatGPT të OpenAI dhe Google Bard.

Meta Platforms po punon në një sistem të ri të inteligjencës artificiale që do të jetë po aq e fuqishme sa modeli më i avancuar ofruar nga OpenAI raportoi the Wall Street Journal ditën e Dielë duke cituar njerëz të afërt me çështjen.

Kompania mëmë e Facebook shpreson që modeli i ri AI do të jetë i gatshëm duke filluar nga viti i ardhshëm dhe WSJ thotë se do të jetë disa herë më i fuqishëm sesa versionet komercial i njohur si Llama 2.

Llama 2 është modeli gjuhësor AI open-source i Meta lançuar në Korrik dhe implementuar nga Microsoft në shërbimet cloud Azure për të konkurruar me ChatGPT të OpenAI dhe Google Bard.

Sistemi i planifikuar, detajet e të cilit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, do të ndihmonte kompanitë e tjera të ndërtojnë shërbime që prodhojnë tekst dhe analiza më të sofistikuara.

Meta shpreson që të fillojë trajnimin e sistemit të ri AI, njohur si një model i madh AI në fillim të 2024 shtoi raporti. Bizneset dhe sipërmarrjet janë turrur drejt tregut të AI gjeneruese ende në hapat e parë për të rafinuar proceset e tyre të biznesit që nga lançimi i ChatGPT vitin e kaluar.

Bloomberg raportoi në Korrik se Apple po punon në një model gjuhësor të ngjashëm me ChatGPT dhe Google Bard duke shtuar se madje ka ndërtuar strukturën e njohur si brendshmi si Ajax për  krijimin e këtyre modeleve.

Asokohe u tha se kompania po teston një robot bashkëbisedues AI që disa inxhinierë e quanin Apple GPT.