Rashica la pas Lewandowskin dhe Wernerin

Ylli kosovar, Milot Rashica është para Lewandowskit sa i përket statistikave për numrin më të madh të goditjeve në drejtim të portës kundërshtare.

Po ashtu Rashica është i pari në ligën gjermane me 2.11 goditje mesatarisht për ndeshje, shkruan Deichstube, transmeton Indeksonline.

Pas rashicës rënditet Werner i Leipzigut kurse i treti rënditet Lewandowski.

Mirëpo ndryshe nga Rashica, klubi ku luan kosovari nuk është duke kaluar formë aq të mirë, ata tashmë rënditen në vendin e 14-të në Bundesligë.