Reagim i hoxhallarëve të Shqipërisë për projektin “House of One”

(L to R) Pastor Gregor Hohberg, Rabbi Andreas Nachama and Imam Kadir Sanci pose during the groundbreaking ceremony of the multi-religion building "House Of One" on May 27, 2021. - The «House of One» is planned as a sacral building with a synagogue, church and mosque in Berlin. (Photo by Wolfgang Kumm / dpa / AFP) / Germany OUT

Deklaratë (publikuar në 16/06/2021)
Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Qëndrimi islam ndaj feve të tjera dhe projektit “House of One”

Me përgjegjësinë që na ka ngarkuar Zoti, për të thënë të vërtetën, dhe me tagrin e të qenit hoxhallarë deklarojmë se:
Islami është e vetmja fe që Zoti ka zbritur tek të gjithë profetët që Ai dërgoi tek njerëzit, që nga Ademi e deri tek i fundit i tyre, Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë), me të cilin Ai e përmbylli zbritjen e shpalljes hyjnore. Islami është e vetmja rruge e vërtetë me të cilën njeriu duhet dhe mund t’i afrohet Krijuesit, të gjitha fetë e tjera, sado të vërteta të kenë mbetur në to, ato janë shfuqizuar me zbritjen e Kuranit.
Islami është pra eskluzivist, që do të thotë se ai pranon si përfundimtare e të plotë përjashtimisht vetëm të vërtetën e tij. Ai është mbartësi dhe përçuesi i vetëm i të vërtetës shpëtimtare, e cila është gjithashtu një e vetme, duke e pasur kësisoj teologjikisht të pamundur të pranojë fetë e tjera si mbartëse dhe përçuese të së vërtetës së plotë dhe një të vetme. Nëse do ta bënte diçka të tillë, do të mohonte eskluzivitetin e të qenit mbartës dhe përçues i të vërtetës së plotë dhe një të vetme, e do t’i duhej të pranonte se e vërteta e tij është e mangët, e cungët.
Muslimani që pohon se Krishterimi dhe Judaizmi vazhdojnë të jenë mbartës dhe përçues të së vërtetës shpëtimtare (e cila, e përsërisim, është një dhe e vetme) krahas Islamit, ai ka mohuar një nga shtyllat bazë të besimit të tij, për rrjedhojë ka kryer një akt të rëndë apostazie (kufri).
Kjo doktrinë është e përcaktuar qartë dhe prerazi në Kuran, në Thëniet Profetike dhe konsensusin e mbarë dijetarëve të Islamit, që nga fillimet e tij.
Allahu thotë në Kuran:
“Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” (Ali Imran: 19)
“E kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe në Botën tjetër ai do të jetë nga të humburit.” (Ali Imran: 85)
Dy këto ajete Kuranore, dhe tekste të tjera, pohojnë qartë se e vetmja fe e pranuar tek Zoti është Islami dhe se çdo fe tjetër veç tij në jetën tjetër të garanton vetëm humbje.
Allahu i urdhëron muslimanët t’i ftojnë të gjithë njerëzit të pranojnë me vullnetin e tyre të lirë Islamin, dhe i urdhëron të ftojnë në dialog të sinqertë dhe objektiv ithtarët e çdo besimi, ku një ftesë e veçantë ju drejtohet judenjve dhe të krishterëve. Allahu thotë për këtë në Kuran:
“Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe mes jush: “Të mos adhurojmë asnjë tjetër përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij)!” (Ali Imran: 64)
Por Islami ka gjithashtu pjesë të doktrinës, parimeve dhe normave të tij, bashkëjetesën me ithtarët e këtyre feve, duke u garantuar, në kushtet e superioritetit numerik dhe politik, jetën, nderin dhe pasurinë e tyre, çka shpesh në histori ithtarët e këtyre feve nuk e kanë bërë me muslimanët, ashtu siç muslimanët e kanë bërë me ta. Është i njohur parimi islam që mohon detyrimin në fe. Allahu thotë në Kuran:
“Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota.” (el-Bekare: 256)
“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj; e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.” (el-Kehf: 29)
Islami pranon gjithashtu, njeh dhe nderon si profetë të mëdhenj edhe Isain (Jezu Krishtin) edhe Musain (Moisiun) dhe ndjekësit e tyre i konsideron si “ithtarë të Librit” dhe i sheh ata në parim si më të afërt me të, duke përcaktuar edhe dispozita të posaçme për ta. Krahas tyre, Islami pranon ekzistencën dhe bashkëjetesën edhe me të tjerët, por ai bën një ndarje të qartë mes normave që përcaktojnë bashkëjetesën, tolerancën, mirësjelljen dhe bashkëpunimin për çështje të kësaj bote në interes reciprok, qofshin këto edhe morale, dhe atyre që kanë të bëjnë me besimin dhe fenë e gjithsecilit, për aq kohë sa nuk përballet me dashakeqësi dhe armiqësi prej tyre. Bashkëjetesa paqësore me ithtarët e besimeve të tjera përcaktohet për ne si muslimanë edhe nga sjellja, afërsia familjare, fisnore, etnike, kombëtare dhe interesi reciprok për çështjet e kësaj bote.
Duke u nisur nga kjo e vërtetë e jetuar për shekuj me radhë nga ne muslimanët, e shohim krejt të panevojshëm, madje të dëmshëm dhe, më së paku, hipokrit, dialogun ndërfetar që synon ose bie në pozicione sinkretike (përzierje) fetare të pranimit qoftë edhe të pjesshëm të doktrinave apo riteve të feve të tjera, nën justifikimin abuziv të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare.
Kështu që, doktrinat fetare (të cilat si rregull janë ekskluziviste dhe e përjashtojnë njëra-tjetrën), në parim mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, sepse njerëzit e këtyre besimeve janë të detyruar të përshtaten në një bashkëjetesë të përditshme mes tyre. Për rrjedhojë, çdo dialog apo bashkëveprim me karakter fetar që synon apo shpie në bindje, pohime dhe veprime që bien ndesh me të vërtetat e feve përkatëse, është sinkretizëm fetar i papranueshëm ose shtirje që nuk i takon njerëzve të fesë ta bëjnë. Për më tepër kjo i bën dëm vetë shoqërisë njerëzore, sepse i errëson dhe venit asaj njohjen e së vërtetës përfundimtare të Krijuesit.
Sinqeriteti dhe të qenit i vërtetë është virtyt që i nderon besimtarët. Kështu që, me tagrin moral të të qenit të vërtetë dhe të sinqertë në marrëdhënie me të tjerët, si dhe njohës të doktrinës dhe ligjit islam, distancohemi nga miratimi dhe përshëndetja që përfaqësuesit e KMSH-së, i bën projektit sinkretik “Shtëpia e Njëshit. Tre Fe nën një çati.”, sepse ky projekt:
1. Cenon doktrinën e eskluzivitetit të Islamit si mbartës dhe përçues i të vërtetës së plotë dhe një të vetme.
2. Cenon superioritetin e Islamit ndaj të gjitha feve të tjera, duke pranuar barazinë e tij me to.
3. Cenon parimin se Islami është shfuqizues i të gjitha feve të tjera.
4. Përçon mesazhin e pasaktë se Islami e përligj adhurimin e gabuar që i bëhet Zotit nga këto besime.
5. Përçon mesazhin e pasaktë se doktrinat fetare nuk cenohen nëse ndërhyhet në modifikimin e praktikave dhe ritualeve të tyre.
6. Përçon mesazhin e pavërtetë se fetë kanë nevojë për tutorim nga faktorë të tretë, që t’ia dalin të menaxhojnë tensionet e natyrshme të një bashkëjetese në territorin mes tyre.
Hoxhallarët nënshkrues të kësaj deklarate:
1. Agim Balla
2. Agron Haxhiu
3. Agron Krriku
4. Ahmed Xhafa
5. Alban Bullari
6. Alban Gorishti
7. Alban Kodra
8. Altin Çullhaj
9. Altin Plumbi
10. Altin Shehu
11. Arben Shosha
12. Arbër Peza
13. Arenc Gjevori
14. Arjan Gazide
15. Arjan Kutelli
16. Arjan Ymeraj
17. Arlent Kazani
18. Avni Zeqiri
19. Bashkim Fejzo
20. Behar Kaçeli
21. Besim Dervishi
22. Bledar Haxhiu
23. Bledar Kuqo
24. Bledi (Bilal) Shkrepi
25. Çlirim Shehu
26. Dashnor Karaboja
27. Daud Çaça
28. Diamand Muja
29. Edisnajdo Hyseni
30. Edmond Çifliku
31. Edmond Dema
32. Edmond Reçi
33. Eduart Baholli
34. Eduart Shtrezi
35. Elton Harxhi
36. Enes Mata
37. Ervin Murati
38. Ervis Sula
39. Ervis Shabanaj
40. Esat Xhakja
41. Fatjon Elezi
42. Fatmir Idrizi
43. Fatmir Kepi
44. Florian Meçe
45. Gazmir Rrustaj
46. Genc Plumbi
47. Gentian Mara
48. Gentian Rushiti
49. Gerald Koro
50. Haki Hoxha
51. Hamza Lami
52. Hasan Malja
53. Haxhi Gjediku
54. Ilir Hajrullahi
55. Ilir Harunaj
56. Irfan Tota
57. Ismet Thaçi
58. Justinian Topulli
59. Kasem Hafizi
60. Kastriot Bardhi
61. Kelmend Korra
62. Klodjan Mulita
63. Lavdim Lushi
64. Lulzim Plloçi
65. Marken Droboniku
66. Marsel (Junus) Telezi
67. Merxhan Shehu
68. Mevlad Çollaku
69. Migen Matraku
70. Mitat Daja
71. Muhamed Baku
72. Muhamed Estrefi
73. Muharrem Çela
74. Namik Murto
75. Nazmi Kurti
76. Neki Brahimi
77. Neki Kaloshi
78. Petrit Zharova
79. Platon Llana
80. Qazim Maçi
81. Redin Latollari
82. Renard Sadikllari (Ibrahim Nun)
83. Resul Çela
84. Rexhep Milaqi
85. Rifat Bajrami
86. Rudens Rexha
87. Sabahudin Jashari
88. Sahit Lala
89. Saimir Kokiçi
90. Sidki Vranezi
91. Silvan Mehmetaj
92. Sokol Kondakçiu
93. Shkëlqim Shabani
94. Tahir Shaba
95. Tasim Darsi
96. Taulant Dani
97. Tomor Boriçi
98. Umer Malaj
99. Vebi Cami
100. Vladimir Agolli
101. Vladimir Kera
102. Xhevahir Jata
103. Ylber Kotarja
104. Ylli Rama
105. Xhemis Stafa
106. Pëllumb Bajrami
107. Xhevahir Lika

Sqarim për informacion:
Në datën 27 Maj 2021, përfaqësues zyrtar të KMSH, përshëndesin nisjen e projektit “House of One” në Berlin. Pas kësaj ngjarje të paprecedent, një sërë reagimesh pasojnë nga imam dhe hoxhallarë të ndryshëm në Shqipëri, në qëndrime publike dhe hutbe të ditës së xhuma, ku ata shpalosin mosdakordsinë e tyre për miratimin dhe përshëndetjen e një projekti të tillë, i cili bie ndesh me parimet islame. Pas kësaj në datën 4 Qershor 2021 pranë KMSH paraqitet një kërkesë me shkrim nga një grup imamësh, të cilët kërkojnë takim me drejtuesit e lartë të KMSH për tu sqaruar rreth kësaj ndodhie. Duke mos marrë asnjë përgjigje pozitive rreth kësaj kërkese, sot në datën 16/06/2021, hoxhallarët e sipërshënuar shprehen në mënyrë publike me deklaratë duke mbajtur qëndrimin e tyre fetar rreth çështjes.