Reagon Delawie, kjo është porosia e tij

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka reaguar pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai, nëpërmjet Twitter-it, ka thënë se dhuna në politikë nuk duhet të ketë vend në Kosovë, shkruan Periskopi.

Ai u ka kërkuar deputetëve që të mblidhen sërish dhe të votohet demarkacioni.

“Dhuna si mjet politik nuk ka vend në Kosovë. I lusë deputetët që të rimblidhen dhe ta përfundojnë votimin sot”, ka shkruar Delawie.