Reagon Neymar: Nuk jam Supermen

Neymar i ka quajtur gënjeshtra fjalët që e lidhin atë më një kalim te Real Madridi apo rikthim te Barcelona.

Neymar ka deklaruar se ai nuk është Supermen që të jetë në dy vende në të njëjtën kohë.

“Unë nuk jam Supermen që të jem në dy vende në të njëjtën kohë, është një lajm i rrejshëm”, ka thënë Neymar, përcjell “lajmi.net”.

Braziliani është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe Real Madridi, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete.

Sipas medieve në Evropë, Neymar mund të largohet nga PSG-ja, vetëm nëse paguhet shuma prej 193 milionë funte.