Real Madrid fiton prapë “El Clasicon” dhe rimerr kreun e La Liga-s

Real Madrid sërish ka arritur të fitojë në “Camp Nou” ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës.

“Los Blancos” arkëtuan pikët e plota në “El Clasico”, duke shënuar fitore me rezultat 1- 2, shkruan lajmi.net.

Barcelona e nisi më mirë ndeshjen duke ndërtuar disa aksione, por që u mungoi finalizimi.

Rastin më të mirë e kishte Sergino Dest, që dështoi të shënonte nga afërsia.

Përmes një kundëraksioni të shpejtë, Vinicius Junior pasoi për Rodrygon, që asistoi te David Alaba, ky i fundit në mënyrë maestrale dërgoi topin në rrjetë (32′).

Me këtë gol edhe u mbyll pjesa e parë, derisa në 45-minutëshin e dytë pavarësisht aksioneve mungoi finalizimi deri në fund.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e kishte Karim Benzema, që dështoi të shënonte nga afërsia.

Ndërkohë, Barcelona u mundua disa herë të shënonte përmes qendërsulmuesve të gjatë, siç ishte rasti i Sergio Agueros, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.

Kur, Barcelona sulmonte, ishte Reali që përfitoi nga një kundërsulm dhe gjeti golin përmes Lucas Vazquez (90+4).

Ndërsa, pas tre minutave, Sergio Aguero shënoi golin e nderit, që njëkohësisht ishte gol në debutim (90+7).

Kështu, me këtë fitore, Real Madrid rimerr kreun me 20 pikë, derisa Barcelona renditët në pozitën e tetë me 15 sosh.